Ndërlidhjet

Sulmet në Tajlandë nuk janë terrorizëm 


Momente gjatë një prej sulmeve me bomba në Tajlandë

Momente gjatë një prej sulmeve me bomba në Tajlandë

Policia e Tajlandës ka thënë se sulmet me bomba që kanë vrarë katër persona në zonat turistike në jug të vendit nuk janë sulme terroriste, por vepra të diversantëve vendor.

“Ky nuk është sulm terrorist. Janë thjeshtë diversantë vendor që operojnë në zona të kufizuara të krahinave”, ka thënë zëdhënësi i policisë kombëtare, Piyapan Pingmuang në Bangkok më 12 gusht.

Shpërthimet e sotme janë kryer në zonën e njohur turistike të Puketit, por edhe në Trang dhe Surat Thani.

Këto sulme janë kryer një ditë pasi një shpërthim e ka goditur qytetin Hua Hin duke vrarë një person dhe lënduar 20 të tjerë, gjysma prej të cilëve janë turistë.

Nuk është e qartë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, por vëzhguesit e përmendin kohën kur janë kryer sulmet duke sygjeruar se ato janë kryer nga kundërshtarët e pushtetit ushtarak.

Lidershipi ushtarak që e ka marrë kontrollin me forcë e ka organizuar një referendum të suksesshëm fundjavën e kaluar për një kushtetutë të re që kritikët thonë se do të rris fuqine e ushtarakëve gjatë viteve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG