Ndërlidhjet

logo-print

Abdullahu e sulmon ashpër presidentin afgan, Ghani 


Presidenti afgan, Ashraf Ghani së bashku me shefin ekzekutiv të vendit, Abdullah Abdullahu

Presidenti afgan, Ashraf Ghani së bashku me shefin ekzekutiv të vendit, Abdullah Abdullahu

Shefi ekzekutiv i qeverisë afgane, Abdullah Abdullau e ka kritikuar ashpër Presidentin e vendit, Ashraf Ghanin, diçka që tregon për tensione brenda qeverisë së unitetit.

Abdullahu ka thënë mbrëmë vonë se Ghani nuk e meriton të qeverisë pasi ka dështuar të punojë drejtë reformës zgjedhore.

“Qeveria është e paralizuar ndërsa ministrat nuk e kanë mundësinë që të flasin”, ka thënë Abdullahu në një paraqitje televizive.

“Ghani mban mësim për një orë, por ai duhet të dëgjojë edhe ministrat për 15 minuta. Nëse dikush nuk është tolerant, atëherë ata nuk e meritojnë ta kenë presidencën”, ka thënë më tej Abdullahu.

Zyra e presidentit nuk ka reaguar ende ndaj komenteve të Abdullahut, të cilat ngrisin si çështje sërish stabilitetin e koalicionit të formuar në vitin 2014 pasi të dy zyrtarët, Ghani dhe Abdullahu kanë pretenduar fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Posti i shefit ekzekutiv është krijuar për ish ministrin e jashtëm Abdulla Abdullahu si pjesë të një marrëveshjeje që është arritur me ndërmjetësim amerikan pas zgjedhjeve.

Por, tani Abdullahu ankohet se nuk është konsultuar për shumë vendime kyqe në vend.

XS
SM
MD
LG