Ndërlidhjet

logo-print

Turqia dëshiron të blejë më shumë gaz natyror nga Irani


Ilustrim

Ilustrim

Minsitri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja dëshirton të blejë më shumë gaz natyror nga Irani dhe se të dyja palët kanë diskutuar për çështjen e çmimeve.

Duke folur sot gjatë vizitës së homolugut të tij iranian Mohammad Javad Zarif në Ankara, Cavusoglu gjithashtu tha se fqinjtë duhet t’i zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet që kanë lidhur me çmimoren për gazin natyral, pa arbitrazh.

Turqia importon 10 miliardë metër kub të gazit natyror nga Irani në baza vjetore, apo 1/5 e 50 miliardë metër kub të nevojave vjetore.

Sidoqoftë, tregtia është ndërlikuar nga mosmarrëveshjet që kanë lidhje me çmimoren për gazin natyral që Turqia duhet të paguajë.

Turqia e dërgoi Teheranin në gjykatën e arbitrazhit të Odës Ekonomike Ndërkombëtare në Zvicër në janar të vitit 2012, pasi Teherani refuzoi ankesën e Teheranit që çmimi ishte shumë i lartë.

Odës Ekonomike Ndërkombëtare në shkurt të këtij viti urdhëroi Iranin që të ulë çmimin e gazit natyror që e eksporton në Turqi nga 10-15 për qind, që daton që nga viti 2011.

XS
SM
MD
LG