Ndërlidhjet

Ukraina akuzon Rusinë për provokime


Krimea

Krimea

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po planifikon që ta provokojë edhe më tej dhunën në lindje të Ukrainës dhe ka forcuar forcat ushtarake separatist në rajon, me ofrim të pajisjeve të municionit dhe pajisje të tjera ushtarake.

Shërbimet e inteligjencës ushtarake të Ukrainës thanë sot se Rusia po planifikon “aksione të gjera provokuese në lindje të Ukrainës dhe më pas do ta akuzojë Ukrainën për mos bindje” ndaj një plani paqësor, të bazuar në marrëveshjen e Minskut të vitit 2015.

Kievi ka vendosur forcat e veta në nivelin më të lartë të gatishmërisë, si në lindje të Ukrainës, ashtu edhe përgjatë kufirit administrative ndërmjet tokës ukrainase me Krimenë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar sot nga OSBE-ja që t’i shtyjë vëzhguesit e saj që të kenë qasje në Krime dhe në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG