Ndërlidhjet

logo-print

Pesë sulme ajrore goditën Idlibin


Idlib

Idlib

Disa sulme ajrore kanë goditur qytetin e Idlibit në Siri, duke vrarë të paktën dy njerëz dhe lënduar mbi 10 jetë, sipas një anëtari të forcave mbrojtëse civile siriane.

Kaosi u përhap në atë rajon, kur njerëzit po bënin përpjekje për të ikur nga lokacionet e targetuara. Forcat e mbrojtjes civile bënë përpjekje që t’i ndalin zjarret e shkaktuara nga sulmet.

“Aeroplanët e Assadit goditën Idlibin përmes pesë sulmeve ajrore, duke goditur shtëpi civile, pasi nuk ka baza ushtarake apo fraksione ushtarake në atë zonë. Kjo shkaktoi më shumë se dhjetë lëndime, dhe rreth dhjetë persona u transportuan me automjetet të ambulancës”, tha Abu Saleh, anëtar i forcave të mbrojtjes civile.

XS
SM
MD
LG