Ndërlidhjet

Gjermania shqyrton mundësinë e kontrollimit të telefonave të refugjatëve


Thomas de Maiziere

Thomas de Maiziere

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, tha se ai dëshiron të shqyrtojë mundësinë e realizimit të kontrolleve të sigurisë në “telefonat e mençur” të refugjatëve dhe kontaktet e tyre të Facebook-ut, në kohën kur Gjermania po e rritë sigurinë, pas ballafaqimit me një varg sulmesh, njofton Reuters.

“Shumë refugjatë nuk kanë asnjë lloj dokumenti identifikimi me vete, si pasaporta, por pothuajse të gjithë kanë smartfona”, ka thënë de Mairziere gjatë një konference për media në Berlin, ku njoftoi për masat e reja të sigurisë.

“Nëse doni të vini në Gjermani, ne duhet të ndërmarrim kontrolle të sigurisë ndaj jush. Dhe për ta bërë këtë, neve do të na duhet që të na tregoni kontaktet e Facebook-ut të muajve të fundit. Nuk besoj se po kërkojmë shumë”, ka thënë ai.

Gjermania po i shqyrton masat e sigurisë, përfshirë përdorimin e brendshëm të forcës ushtarake, pas përballjes me një varg sulmesh ndaj civilëve. Shteti Islamik pranoi përgjegjësinë për dy prej këtyre sulmeve.

XS
SM
MD
LG