Ndërlidhjet

Në Kanë ndalohen femrat e mbuluara në plazh


Ilustrim

Ilustrim

Qyteti jugor francez i Kanës e ka ndaluar përdorimin në plazh të kostumeve të gjata të larjes (që zakonisht përdoren nga femrat e mbuluara) e që njihen me termin në gjuhën angleze si “Burkinis”.

Arsyetimi thuhet se është marrë pas shqetësimeve publike lidhur me këtë çështje.

Në urdhrin e nënshkruar në fund të korrikut nga kryetari i Kanës, David Lisnard, ndalohet hyrja në plazhe për të gjithë ata që “kanë mungesë të veshjes së duhur, që nuk janë sjellje respektuese dhe që u mungon sekularizmi”.

Gjithashtu thuhet se rrobat e banjës që “manifestojnë përkatësi fetare në mënyrë të dukshme, në kohën kur Franca dhe vendet religjioze janë shënjestër e sulmeve terroriste, mund të krijojë rrezik ose shqetësim në rendin publik”.

Dënimi është paraparë të 38 euro.

XS
SM
MD
LG