Ndërlidhjet

Më shumë se 200 civilë të vrarë për 4 muaj në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Zyra për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se për shkak të konfliktit në Jemen më shumë se 200 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 500 të tjerë janë lënduar, përfshirë 50 vetëm brenda një jave, transmeton AP.

Zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Ravina Shamdasain, tha sot se dhuna është duke eskaluar përgjatë Jemenit.

Ajo theksoi se në korrik dhe gusht kanë qenë incidentet më të tmerrshme, me tetë fëmijë të vrarë më 5 korrik si pasojë e një sulmi me raketë në qytetin Marib. Më 7 gusht, 16 civilë u vranë nga sulmet ajrore në distriktin e Nihmit, në lindje të kryeqytetit Sanaa.

Që nga marsi i vitit 2014, një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka zhvilluar një fushatë kundër rebelëve shiitë dhe forcave që kanë pushtuar kryeqytetin e Jemenit.



XS
SM
MD
LG