Ndërlidhjet

Zyrtarët amerikanë dhe afganë: Është vrarë lideri rajonal i IS-it


Hafiz Saeed Khan është vrarë nga një sulm ajror amerikan më 26 korrik

Hafiz Saeed Khan është vrarë nga një sulm ajror amerikan më 26 korrik

Lideri i degës së grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Afganistan dhe Pakistan, Hafiz Saeed Khan, është vrarë gjatë një sulmi ajror muajin e kaluar në rajonin kufitar ndërmjet dy vendeve, kanë thënë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

Ky lideri i IS-it është vrarë nga sulmi me fluturake pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara në rajonin Kot, në provincën Nangarhar të Afganistanit, më 26 korrik, ka thënë mbrëmë një zyrtar i paidentifikuar i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori afgan në Pakistan, Omar Zakhilwall, i ka thënë agjencisë Reuters se ai kishte parë konfirmim nga forcat e sigurisë së Afganistanit, për vrasjen e liderit të IS-it, Hafiz Saeed Khan.

Për vrasjen e këtij personi ishte raportuar më herët.

Ai ishte emëruar shef i grupit “Khorasan Province” të Shtetit Islamik, ku përfshihen Afganistani, Pakistani dhe pjesë të vendeve fqinje, në fillim të vitit të kaluar, kur grupi i talibanëve pakistanezë i kishte shprehur lojalitet liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

XS
SM
MD
LG