Ndërlidhjet

logo-print

Robert de Niro e hapi Festivalin e Filimit në Sarajevë


Robert de Niro me çmimin "Zemra e Sarajevës"

Robert de Niro me çmimin "Zemra e Sarajevës"

Aktori amerikan, Robert de Niro, e ka hapur Festivalin e filmit në Sarajevë, derisa është shpërblyer me çmimin për të arritur jetësore.

Aktorit de Niro, 72 vjeçar, gjatë një ceremonie nën qiell të hapur, në praninë e 3 mijë njerëzve, iu dha çmimi i festivalit “Zemra e Sarajevës”.

Njëherësh, është shfaqur filmi “Taxi Driver” i vitit 1976, ku ai e kishte roilin kryesor, ndërsa regjinë e kishte bërë, Martin Scorsese.

Gjatë këtij festivali, që vazhdon deri më 20 gusht, do të shfaqen edhe afro 200 fima të tjerë.

I krijuar si një “akt i rezistencës” gjatë rrethimit të Sarajevës në periudhën 1992-95, në këtë festival rregullisht marrin pjesë emra të njohur të kinematografisë botërore.

Në mesin e atyre që deri tash kanë marrë pjesë në festivalet e Sarajevës ishin edhe Angelina Jolie, Brad Pitt, Juliette Binoche dhe Jeremy Irons.

Aktori de Niro tha se festivali “ishte lindur gjatë kohës së errët dhe të rrezikshme për ta kundërshtuar kasaphanën e luftës me manifestim të artit dhe njerëzimit”.

XS
SM
MD
LG