Ndërlidhjet

Kubë: Fidel Castro e festoi ditëlindjen e 90-të


Fidel Castro (majtas) dhe i vëllai i tij Raul Castro
Fidel Castro (majtas) dhe i vëllai i tij Raul Castro

Ish-presidenti i Kubës, Fidel Castro, nëpërmjet një letre i ka falënderuar kubanët për mbështetjen e tyre me rastin e festimit të ditëlindjes së tij të 90-të dhe e ka kritikuar presidentin amerikan, Barack Obama.

Në letrën dërguar sot mediave shtetërore, Castro e ka kritikuar Obamën për dështim që të kërkoj falje gjatë vizitës së tij në Hiroshimë në muajin maj, për vendimin e Uashingtonit që të sulmoj me dy bomba atomike në Japoni, në vitin 1945.

Fidel Castro, në këtë letër, i ka përkujtuar konfrontimet e tij me Shtetet e Bashkuara, derisa ishte lider komunist në Kubë, prej vitit 1956 e deri në vitin 2006.

“Pothuajse kam qeshur për planet makiaveliste të presidentëve të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Castro.

Vitin e kaluar, i vëllai i tij, Raul Castro, që e ka zëvendësuar Fidelin në postin e presidentit të Kubës, i ka ripëtrirë marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin.

Fidel Castro, po ashtu, ka theksuar se Kina dhe Rusia janë “fuqi të mëdha, që nuk mund të jenë subjekte të kërcënimeve për vendosje të armatimit atomik”.

Në telegramin për zotin Castro, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkruar se “ju gëzoni respekt të madh në Rusi si një burrshtetas i jashtëzakonshëm, i cili tërë jetën i ka shërbyer popullit të Kubës”.

XS
SM
MD
LG