Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Shënohet 55 vjetori i ndërtimit të Murit të Berlinit


Pamje nga rrëzimi i Murit të Berlinit më 11 nëntor të vitit 1989

Pamje nga rrëzimi i Murit të Berlinit më 11 nëntor të vitit 1989

Në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë është shënuar 55 vjetori i fillimit të ndërtimit të Murit të Berlinit, me të cilin para afro tri dekadave ishte ndarë qyteti.

Prefekti i Berlinit, Michael Mueller, sot ka vendosur kurorë lulesh në memorialin kryesor të Murit të Berlinit dhe ka marrë pjesë në meshë në një kishë, që ishte ndërtuar në ish-rripin kufitar.

Vendi ishte ndarë në Gjermaninë Perëndimore kapitaliste dhe Gjermaninë Lindore komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Republika Demokratike e Gjermanisë, e ndikuar nga ish-sovjetët, e filloi ndërtimin e murit nëpër Berlin më 13 gusht të vitit 1961 dhe së shpejti e bllokoi kufirin prej 1,400 kilometrash, që e ndante Gjermaninë Lindore nga ajo perëndimore.

Muri i Berlinit, i gjatë 155 kilometra, ka qëndruar deri në vitin 1989, kur u rrëzua pas rënies së regjimeve komuniste në Evropë.

Së paku 138 njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur ta kalojnë këtë mur, gjatë 28 viteve të ekzistencës së tij.

XS
SM
MD
LG