Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Nga sulmi ajror janë vrarë disa nxënës


Një fëmijë me motrën e vet duke u larguar nga gërmadhat e shtëpisë pasi ajo ishte shkatërruar nga sulmet ajrore më 11 gusht në Jemen

Një fëmijë me motrën e vet duke u larguar nga gërmadhat e shtëpisë pasi ajo ishte shkatërruar nga sulmet ajrore më 11 gusht në Jemen

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) thotë se dhjetë nxënës janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur, nga një sulm ajror në pjesën veriore të Jemenit.

Mjekët pa Kufij kanë njoftuar sot se sulmi ajror në provincën Sada kishte ndodhur dje.

Ky territor është nën kontroll të kryengritësve shiitë huthi, që mbështeten nga Irani, ndërsa një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërmerr sulme ajrore kundër tyre.

Kombet e Bashkuara e kanë konfirmuar sulmin dhe janë shprehur kundër “intensifikimit të dhunës” në rajon.

Sipas OKB-së, më se 6,400 vetë janë vrarë, prej marsit të vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite i ka filluar sulmet ajrore.

XS
SM
MD
LG