Ndërlidhjet

Irak: Filloi ofensiva kurde kundër IS-it në Mosul


Pjesëtarë të forcave kurde Peshmerga
Pjesëtarë të forcave kurde Peshmerga

Luftëtarët kurdë në rajonin kurd të Irakut, e kanë filluar një ofensivë në kuadër të përpjekjeve për ta marrë qytetin e Mosulit nga grupi terrorist, Shteti Islamik (IS).

Ofensiva ka filluar sot pas një fushate intensive artilerike dhe sulmeve ajrore të kryera nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Një komandant i forcave Peshmerag, që janë forca të armatosura të rajonit kurd në Irak, tha se gjashtë fshatra janë marrë në orët e para të ofensivës.

Mosuli, 400 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, është qyteti më i madh nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka shprehur përkushtim për rimarrjen e qytetit deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG