Ndërlidhjet

Olimpiadë: Nga aktivistja iraniane kërkohet që të mos mbajë parullë


Aktivistja Darya Safa me fanelën ku shkruan "Lejoni femrat iraniane të hyjnë në stadiumet e tyre"

Aktivistja Darya Safa me fanelën ku shkruan "Lejoni femrat iraniane të hyjnë në stadiumet e tyre"

Një aktiviste thotë se ajo do të vazhdoj ta bartë një parullë në Lojërat Olimpike, për të kërkuar barazi gjinore në Iran, megjithqë i ishte thënë se nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë.

Aktivistja, Darya Safai, e lindur në Iran, ishte marrë në pyetje nga zyrtarët e sigurisë, kur ajo ishte afruar tek ekipi i volejbollistëve të Iranit në një arenë në Rio-de-Zhanejro, gjatë ditës së djeshmne, me mbishkrimin “Lejoni femrat iraniane të hyjnë në stadiumet e tyre”.

Deklaratat politike janë të ndaluara në lojëra me vendim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Safai i ka thënë agjencisë Associated Press se ajo dhe miqtë e saj, që bartin këmisha me këtë slogan, planifikojnë të vijnë në duelin e ekipit iranian me atë të Rusisë më 15 gusht për “të vepruar njejtë”.

Ndalesa e gjatë e pranisë së femrave në ndeshjet e futbollit në Iran, prej vitit 2012 është zgjeruar edhe me takimet e volejbollit.

XS
SM
MD
LG