Ndërlidhjet

Një mijë medalje të arta për SHBA-të në Olimpiadat Verore


Stafeta amerikane në not 4x100 metra në konkurrencën e femrave me medaljet e arta
Stafeta amerikane në not 4x100 metra në konkurrencën e femrave me medaljet e arta

Shtetet e Bashkuara i kanë fituar 1,000 medalje të arta në Lojërat Olimpike Verore.

Fitorja e mbrëmshme e stafetës amerikane të femrave në not, në disiplinën 4x100 metra me stil të përzier, bëri që sportistët e Shteteve të Bashkuara, në historinë e pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike Verore, ta fitojnë medaljen e një mijtë.

Dana Vollmer, njëra nga katër amerikanet që notoi në këtë stafetë, tha se “duket absolutisht e jashtëzakonshme” që Shtetet e Bashkuara i kanë fituar 1,000 medalje të arta.

Gati një e treta e medaljeve të sportistëve të Shteteve të Bashkuara janë fituar në disiplinat e atletikës në shtigje dhe fusha, ndërsa afro një e katërta në not.

Notuesi Michael Phelps së bashku me tre anëtarë të tjerë të stafetës së meshkujve 4x100 metra me stil të përzier, i fituan katër medalje të arta dhe kështu sportistët e Shteteve të Bashkuara në Lojërat Verore Olimpike i fituan saktësisht 1,001 medalje të arta.

XS
SM
MD
LG