Ndërlidhjet

Lavrov: Gjermania fajtore për marrëdhëniet e ftohta 


Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov

Ministri jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka fajësuar Berlinin për marrëdhëniet jo të mira në mes të Rusisë dhe Gjermanisë.

“Ne iu japim rëndësi të madhe marrëdhënieve me Gjermaninë dhe nuk është faji jonë që ne jemi në periudhë të vështirë”, ka thënë Lavrov mbrëmë.

Kryediplomati rus dhe homologu i tij gjerman, Frank Ëalter Steinmeier pritet të takohen sot për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me energji, por bisedimet do të fokusohen edhe në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Aneksimi që i ka bërë Rusia gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahja për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës ka dëmtuar tejmase marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i Gjermanisë ka qenë vendosës që BE-ja ta vazhdojë sanksionet kundër Rusisë për veprimet e sipër përmendura.

XS
SM
MD
LG