Ndërlidhjet

Lavrov: Të vazhdojë projekti i tubacionit të gazit me Evropën 


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka këërkuar progres në projektin e tubacionit të gazit “Rrjedha e Veriut 2” duke thënë se kjo “i përshtatet zhvillimit të infrastrukturës që tashmë ekziston në BE”.

Duke folur para studentëve të universitetit të Jekaterinburgut, pak para takimit me homologun gjerman, Frank Ëalter Steinmeier, Lavrov ka thënë se ai ka besim që “logjika do të mbisundoj politikën”.

Nga ana e tij, Steinmeier ka shtuar se firmat evropiane janë të interesuara në këtë projekt dhe se çdo vështirësi duhet të zgjidhet në bisedime në mes të kompanive.

“Politika nuk ka fare të bëjë me këtë”, ka thënë Steinmeier.

Gjatë këtij muaji, kompania shtetërore ruse, Gazprom dhe partnerët e saj evropianë e kanë tërhequr aplikacionin e tyre për aprovim të punës në Poloni pasi rregullatorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planeve për shkrirje të kompanive të dy palëve sepse kjo do e pengonte garën.

Gazpromi, grupi angleze – holandez, Shell, kompania austriake, OMV dhe kompanitë gjermane Uniper dhe Ëintershall planifikonin ndërtimin e një tubacioni nga Rusia nën Detin Baltik, duke evituar Ukrainën për të dërguar gazin drejtpërdrejtë në Gjermani.

Megjithë tërheqjen e aplikacionit, kompanitë e sipër përmendura më 13 gusht kanë thënë se projekti mbetët valid.

XS
SM
MD
LG