Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Hidhet poshtë ankesa e gazetares Ismajlova


Fotografi arkivi e Kadija Ismajlova

Fotografi arkivi e Kadija Ismajlova

Gjykata e apelit në kryeqytetin e Azerbajxhanit ia ka refuzuar ankesën e gazetares hulumtuese Kadija Ismajlova, e cila ka kërkuar t’i hiqet ndalesa e udhëtimit jashtë vendit.

Gjykata në vendimin e sotëm e ka hedhur poshtë kërkesën e saj.

Ismajlova, kontribuese edhe e Radios Evropa e Lirë dhe fituese e çmimeve ndërkombëtare për gazetari është arrestuar në dhjetor të vitit 2014.

Ajo më pas është dënuar për evazion fiskal, abuzim me prona dhe akuza të tjera. Ajo është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg.

Në maj, Gjykata Supreme e Azerbjaxhanit e ka reduktuar dënimin duke e kthyer në dënim me kusht prej 3 vjet e gjysmë, dhe duke urdhëruar lirimin e saj. Ky ndëshkim është reduktuar edhe më tej në 2 vjet e 3 muaj dënim me kusht.

Ismajlova dhe përkrahësit e saj thonë se akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht si hakmarrje ndaj raportimeve të saj që e lidhin familjen e presidentit Ilham Alijev dhe familjen e tij me korrupsion.

XS
SM
MD
LG