Dy oficerë të policisë dhe një civil janë vrarë nga eksplodimi i një bombe në pjesën juglindore të Turqisë.
Zyrtarët kanë raportuar se shpërthimi i sotëm ka ndodhur jashtë ndërtesës së policisë në provincën Dijarbakir, që ka qenë arenë e përleshjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë, prej muajit korrik të vitit të kaluar, kur u shkatërrua marrëveshja për armëpushim.
Agjencia AP raportoi se civili i vrarë ishte fëmijë.
Raportohet për tetë policë të plagosur nga shpërthimi i bombës.
Megjithqë zyrtarët i fajësojnë militantët kurdë për këtë sulm, deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, prej se është shkatërruar armëpushimi, janë vrarë 1,856 pjesëtarë të sigurisë, militantë kurdë dhe civilë.