Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Nga sulmi vetvrasës në autobus, së paku 32 kryengritës të vrarë


Pamje pas një sulmi në provincën Idlib në Siri

Pamje pas një sulmi në provincën Idlib në Siri

Observatori sirian për të drejtat e njeriut thotë se së paku 32 luftëtarë kryengritës sirianë janë vrarë dje kur autobusi i tyre është goditur nga një sulmues vetëvrasës afër kufirit me Turqinë.

Ky grup monitorues ka njoftuar sot se sulmuesi e ka aktivizuar eksplozivin në autobus, ku gjendeshin luftëtarët kryengritës, që udhëtonin për në Siri, nëpër vendkalimin kufitar Atmeh, që është 40 kilometra nga qyteti Alepo.

Raportohet se së paku dy kufitarë turq, po ashtu, janë vrarë nga ky sulm.

Nuk është raportuar për numrin e të plagosurve.

Sot, në një kanal të mediave sociale i ndërlidhur me organizatën terroriste, Shteti Islamik (IS), kjo organizatë e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe tha se më se 50 vetë janë vrarë.

Në këtë deklaratë të IS-it theksohet se luftëtarët kryengritës ishin në rrugë për në Siri për të luftuar kundër militantëve të IS-it në provincën veriore siriane, Alepo.

Vendbanimi Atmeh, ku ka ndodhur sulmi, gjendet në provincën Idlib të Sirisë, që është baza kryesore e opozitës së mbështetur nga Turqia, ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

XS
SM
MD
LG