Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Nga bomba – 4 policë dhe 2 civilë të vrarë në rajonin kurd


Pamje pas sulmit të sotëm me makinë-bombë në provincën Dijarbakir në pjesën juglindore të Turqisë

Pamje pas sulmit të sotëm me makinë-bombë në provincën Dijarbakir në pjesën juglindore të Turqisë

Katër oficerë të policisë dhe dy civilë janë vrarë nga eksplodimi i një makine-bombë në pjesën juglindore të Turqisë.

Zyrtarët kanë raportuar se eksplodimi i sotëm ka ndodhur jashtë ndërtesës së policisë në një rrugë të ngarkuar në provincën Dijarbakir, që ishte arenë e përleshjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë, prej korrikut të vitit 2015, kur u shkatërrua armëpushimi.

Janë plagosur së paku 25 vetë, përfshirë tetë policë.

Megjithqë zyrtarët i fajësojnë militantët kurdë për këtë sulm, deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, prej se është shkatërruar armëpushimi, janë vrarë 1,856 pjesëtarë të sigurisë, militantë kurdë dhe civilë.

XS
SM
MD
LG