Ndërlidhjet

Komoyedov: Përdorimi i bazës iraniane – kursim i karburantit


Fotografi e Ministris së mbrojtjes së Rusisë ku shihet aeroplani Tu-22M3 duke hedhur bomba në Siri pasi u ngrit nga një bazë në Iran
Fotografi e Ministris së mbrojtjes së Rusisë ku shihet aeroplani Tu-22M3 duke hedhur bomba në Siri pasi u ngrit nga një bazë në Iran

Ushtria e Rusisë ka kryer sulme ajrore në Siri, duke përdorë aeroplanë në një bazë në Iran, për të parën herë.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha sot se ka kryer sulme ajrore me aeroplanët bombardues të tipit, Tu-22M3 dhe Su-34, që janë ngritur nga baza ajrore Hamadan në Iran.

Kjo ministri ka pretenduar se sulmet me sukses i kanë goditur kapacitetet e Shtetit Islamik në tri provinca veriore në Siri, përfshirë depo të armatimit dhe kampe të stërvitjes.

Vladimir Komoyedov, kryesues i Komitetit të mbrojtjes në Dumën Ruse, tha se përdorimi i bazës iraniane do “të kursej karburant dhe do t’i rrisë ngarkesat e bombave”.

Sot, po ashtu, organizata Human Rights Watch (HRW), me seli në Nju Jork, i ka akuzuar operacionet e përbashkëta ushtarake ruso-siriane, për përdorim të armatimeve zjarrvënëse në hapësirat civile.

HRW tha se ky armatim i hedhur nga ajri është përdorë së paku 18 herë gjatë 6 javëve të fundit. Kjo organizatë për të drejtat të njeriut ka kërkuar që vendet nënshkruese të Konventës për Armatimin Kimik ta dënojnë aksionin, kur të takohen në Vjenë më 29 gusht.

“Këto armatime shkaktojnë lëndime të tmerrshme dhe dhembje të jashtëzakonshme, prandaj të gjitha vendet duhet ta dënojnë përdorimin e tyre në hapësirat civile”, tha drejtori për armatim i HRW-së, Steve Goose.

XS
SM
MD
LG