Ndërlidhjet

logo-print

Vdes ish-presidenti i FIFA-s


Joao Havelange. Tetor, 2009.

Joao Havelange. Tetor, 2009.

Ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Joao Havelange, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Havelange, brazilian, ka shërbyer në krye të FIFA-s nga viti 1974 deri më 1998.

Ai ka dhënë dorëheqje si president nderi i FIFA-s në prill të vitit 2013, pas një hetimi mbi akuzat për ryshfet.

Havelange ka qenë anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga viti 1963 deri më 2011, kur ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

Si president i FIFA-s, ai ka udhëhequr zgjerimin e Kampionatit Botëror të Futbollit nga 16 ekipe në 32.

XS
SM
MD
LG