Ndërlidhjet

Ban: Është koha për një udhëheqëse grua të OKB-së


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se do të donte që në pozitën e tij të vijë një grua.

Ban tha se është koha për një udhëheqëse grua, pas më shumë se 70 vjetësh të ekzistencës së OKB-së dhe tetë liderëve meshkuj.

Sekretari i ri i përgjithshëm pritet të shpallet në vjeshtë.

Nga 11 kandidatët në garë, pesë janë gra.

Duke folur për AP-në, Ban nuk ka veçuar askënd, por ka thanë se ka shumë gra të shquara dhe të motivuara që "mund të ndryshojnë botën".

Sekretari i përgjithshëm duhet të rekomandohet nga 15 vendet që përbëjnë Këshilin e Sigurimit të OKB-së dhe të zgjidhet nga 193 vendet e Asamblesë së Përgjithshme.

Mandati i zotit Ban skadon më 31 dhjetor.

XS
SM
MD
LG