Ndërlidhjet

Çmimet e naftës janë rritur pas lajmit se Rusia punon me OPEC-un


Ilustrim
Ilustrim

Çmimet e naftës janë rritur gjatë ditës së djeshme, derisa Rusia ka sugjeruar se do të punoj me OPEC-un për ta reduktuar ngarkesën me tepircën e naftës së papërpunuar.

Një delegacion i Rusisë e ka vizituar Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), me seli në Vjenë, dhe “ka këmbyer pikëpamje për situatën aktuale në tregjet e naftës dhe për parashikimet për zhvillimin e tyre”, ka njoftuar Ministria e energjisë e Rusisë.

Ministri rus i energjisë, Aleksandr Novak, më vonë ka thënë se vendi i tij planifikon një takim me OPEC-un në muajin tetor. Këto komente kanë ndikuar në ngritjen e çmimeve të naftës në 46.58 dollarë në Nju Jork dhe 49.23 dollarë për një fuçi në Londër.

XS
SM
MD
LG