Ndërlidhjet

Qytetarët: Vizita e Bidenit në kohën e duhur


Ilustrim
Ilustrim

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur të martën mbrëma në Kosovë për një vizitë njëditëshe, pas takimeve në Beograd me zyrtarë të lartë serbë.

Vizita e Biden në Kosovë vlerësohet e një domethënie të veçantë, në një periudhë kur vendit i duhet dalja nga një krizë politike.

Sheshet kryesore të kryeqytetit janë zbukuruar me flamuj amerikanë dhe të Kosovës. Edhe Parlamenti i Kosovës e ka bërë gati sallën, ku pritet të mbahet konferenca gjatë ditës së sotme.

Për vizitën e nënpresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë edhe autoritete e rendit kanë rritur nivelin e sigurisë.

Zyrtarë të Policisë se Kosovës, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, si dhe në koordinim të aktiviteteve bashkëvepruese me strukturat e sigurisë së SHBA-së, që janë përgjegjëse për sigurinë e personalitetit, kanë ndërmarrë masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të të vizitës se Joe Biden në Republikën e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës, ndërkaq, e konsiderojnë lartë vizitën e njeriut, që në Kosovë njihet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë se Kosovës.

Madje disa nga ta, vizitën e Baiden e shohin si festë në Kosovë.

Profesor Isak Shema, duke e vlerësuar si datë historike, thotë se vizita e Biden bëhet në momentin e duhur dhe kohën e veçantë të rrjedhave të sotme dhe për të ardhmen e Republikës se Kosovës.

“Nënkryetari Biden është personalitet i shquar i SHBA-ve, por edhe i botës se sotme. Ai ka dhënë kontribut të madh në të gjithë këto vite. Dhe vizita e tij në Kosovë, është posaçërisht e rëndësishme, kur në tërësi kemi një destabilitet shumë të madh. Dhe në këto raporte tani vend të posaçëm janë jo vetëm çështjet e brendshme, por edhe raportet më vendet fqinje, veçanërisht raportet më SHBA-të“, thotë Shema.

Përgatitjet për pritjen e Biden
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Hysen Ademi thotë se qëndrimi i Biden në Kosovë është festa më e madhe për Kosovën.

“Amerika është shtet mik i Kosovës, Biden është numër dy. Prandaj kjo është një vizitë shumë domethënëse“, tha Ademi .

Qëndrimi i nënpresidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden do të avancojë proceset politike në Kosovë, thotë një qytetar tjetër, Franklin Sedaj.

“Vizita e tij është e mirëseardhur, ai është mik i Kosovës dhe na ka ndihmuar shumë. Dhe besoi se do ti avancojë proceset politike”, shprehet Sedaj.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, sipas agjendës, do të takojë të mërkurën gjatë ditës presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Zyrtarë të lartë shtetëror vizitën e nënpresidentit amerikan në Kosovë e kanë konsideruar si historike për vendin.

Vizita e Bidenit në Kosovë vie në kohën e kundërthënieve të rënda në skenën politike në vend, dhe me problemin e marrëveshjeve për demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Partitë opozitare thonë se takimet e nënpresidentit Biden duhet të adresojnë, siç shprehen, edhe “çështjen e korrupsionit që ka arritur në shkallë të lartë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, në afërsi të kampit ushtarak amerikan Bondsteel, në rrugën Ferizaj-Gjilan. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG