Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Boksierit që humbi në finale i jepet kompesinimi për të artën


Boksieri Levit (majtas) reagon ndaj vendimit të referëve për ta shpallur fitues rivalin e tij Tishchenko

Boksieri Levit (majtas) reagon ndaj vendimit të referëve për ta shpallur fitues rivalin e tij Tishchenko

Federata e Boksit e Kazakistanit (FBK) thotë se do ta shpërblej me 100 mijë dollarë shtesë boksierin, Vasily Levit, i cili në finale të kategorisë së rëndë humbi nga boksieri rus, Yevgeny Tishchenko, me vendim unanim të referëve.

Federata e Boksit e Kazakistanit tha se me këtë shumë shtesë, Levit do të përfitoj gjithsej 250 mijë dollarë, pasi qeveria e Kazakistanit, fituesit e medaljeve të argjendta i paguan me 150 mijë dollarë, ndërsa ata që e marrin medaljen e artë, fitojnë 250 mijë dollarë.

FSB thotë se medalja e Levitit është “baras me medaljen e artë” për Kazakistanin, kështu që edhe shpërblimi financiar duhet të jetë “i artë”.

Shumë vëzhgues thanë se Levit humbi pa meritë.

Sipas tyre, në duelin e zhvilluar para dy ditësh, boksierit rus, Yevgeny Tishchenko, iu dha ndihmë mjeksëore në rundin e tretë, dhe kjo ndoshta ka ndikuar në parandalimin e humbjes me nokaut.

Vendimi i gjyqtarëve për ta shpallur fitues Tishchenkon u prit me fishkëllima në sallë, ku zhvilloheshin finalet e boksit në kuadër të Lojërave Olimpike në Rio-de-Zhanejro të Brazilit.

XS
SM
MD
LG