Ndërlidhjet

Arrestohet gjermani me materiale që mund të përdoren si eksploziv


Ilustrim
Ilustrim

Komandot e Policisë Speciale të Gjermanisë të mërkurën e kanë arrestuar një gjerman 27 vjeçar në qytetin lindor të Ajzenhytenshtadit pasi dyshohet se ka siguruar materiale që mund të përdoren si eksploziv.

Lajmi i publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters mbështetët në të dhënat e zëdhënësit të policisë shtetërore të Brandenburgut.

Zëdhënësi nuk ka dashur të komentojë nëse i dyshuari ka ndonjë lidhje me grupe militantësh.

Zëdhënësi i policisë së Frankfurtit, qytetit më të madh që gjendet afër, ka thënë se i dyshuari është banor që nuk ka origjinë nga ndonjë shtet tjetër.

I pyetur nëse i dyshuari është islamist, zëdhënësi ka thënë se “asnjë prej dyshimeve për terrorizëm nuk janë konfirmuar”

XS
SM
MD
LG