Ndërlidhjet

logo-print

Viti 2017 do të jetë më i ftohtë 


Ilustrim

Ilustrim

Gjatë vitit 2017 temperaturat pritet të jenë më të buta në krahasim me motin tejet të nxehtë të viteve të fundit që kanë nxitur qeveritë të arrijnë marrëveshje për luftimin e ndryshimeve klimatike, kanë thënë shkencëtarët të mërkurën.

Siç raporton Reuters, korriku ka qenë muaji më i nxehtë prej shekullit të 19-të si pasojë e lëshimit të gazrave dhe ngjarjeve të nxitura nga “El Nino” apo rritja e temperaturave të ujit në Paqësor. NASA gjithashtu gjatë kësaj jave ka thënë se viti 2016 do të jetë viti më i nxehtë, duke dal para viteve 2015 dhe 2014.

Mirëpo, lajmi i mirë është se në vitin e ardhshëm nuk pritet thyerja e ndonjë rekordi të ri në këtë aspekt pasi efektet e “El Ninos”, fenomeni që ngrohë Paqësorin lindor dhe mund të ndryshojë motin papritur në të gjithë botën kanë filluar të dobësohen.

“Viti i ardhshëm ka mundësi të jetë më i ftohtë se viti 2016”, ka thënë Phil Jones nga Njësia për Kërkime të Motit në Universitin e Anglisë Lindore në Britani. Ai ka shtuar se megjithatë nuk ka shenja të fuqishme as nga “La Nina” e cila ka efekt ndryshe nga “El Nino” duke zvogëluar temperaturat në planet.

Në vitin 1998, një “El Nino” i fuqishëm shkaktojë temperatura rekorde të larta. Vetëm në vitin 2005 u arritën temperatura më të larta se në vitin 1998, duke nxitur kështu disa njerëz të besojnë se rreziku nga ngrohja globale mund të jetë kaluar.

“Nëse viti 2017 do të jetë më i ftohtë, ndoshta do të dëgjojmë skeptikët që do ta përdorin këtë informacion” thotë Jean Noel Thepaut, udhëheqs i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Kopernikus në Qendren Evropiane për Parashikime Afatmesme.

XS
SM
MD
LG