Ndërlidhjet

Rusi pret gishtërinjtë e vet, pas akuzës se gruaja e tij është përdhunuar nga policia


Igor Gubanov
Igor Gubanov

Një banor i Rusisë i ka prerë dy gishtërinjtë, në shenjë proteste ndaj policisë ruse, pasi bashkëshortja e tij e ka akuzuar një polic se e ka përdhunuar derisa është mbajtur në paraburgim.

Më pas, policia e ka akuzuar çiftin se kanë bërë padi me akuzë të pavërtetë.

Igor Gubanov e ka prerë fillimisht gishtin e vogël të dorës së majtë, më 8 gusht, për të tërhequr vëmendjen rreth kërkesës së tij që autoritetet të publikojnë pamjet e xhiruara nga kamera e sigurisë në stacionin policor, ku ai dhe bashkëshortja e tij, Salima Mukhamedajnova, janë mbajtur në paraburgim. Në atë stacion policor, bashkëshortja e tij pretendon se është përdhunuar nga një oficer policor në muajin janar.

“E kam marrë këtë sharrë, e kam vendosur dorën në vaskë dhe e kam prerë gishtin”, i ka thënë Gubanov Radios Evropa e Lirë. “Ka ende pak gjak dhe një copë ashti. Të them të drejtën ishte e dhimbshme dhe e pakëndshme”, shton më tej ai.

Gubanov fillimisht ka thënë se ai do e prente nga një gisht çdo të hënë derisa video të publikohet dhe ai e mbajti premtimin edhe javën e dytë, duke e prerë gishtin e unazës të dorës së majtë, më 15 gusht.

Ai më pas, megjithatë, thotë se do ndalojë së preri gishtat dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi përmes rrugëve “ligjore”.

Igor Gubanov, që punon si pastrues rrugësh, ka vendosur të zbatojë këtë masë dëshpërimi për të mbajtur përgjegjëse autoritetet ruse, ku zakonisht ka akuza se përdorin dhunë dhe tortura në qendrat e paraburgimit. Këto akuza po vazhdojnë edhe pas përpjekjeve për reforma të presidencës ruse të Dmitry Medvedev, nga viti 2008 – 2012.

Gubanov dhe Mukhamedajnova janë paraburgosur më 26 janar, duke u mbajtur në stacionin policor të qarkut Lenin në qytetin pranë maleve të Uralit, Magnitogorsk. Ata u ndaluan pas telasheve me një fqinj të tyre në objektin e banimit ku jetojnë. Policia i ka lënë të lirë të dy, pasi e ka shkruar një raport për keqbërje.

Pak pasi janë liruar, ata janë paraburgosur sërish, pa ndonjë sqarim, ndërsa aty thotë Gubanov, bashkëshortja e tij është përdhunuar.

Ai i ka thënë organizatës jo qeveritare, “Fodancioni i Verdiktit Publik”, e cila i ka dhënë çiftit këshilla ligjore dhe psikologjike, se policia iu ka thënë atyre që të heshtin.

Çifti më pas është larguar nga Magnitogorsk, nga frika e masave ndëshkimore, ndërsa e kanë bërë një padi në rajonin fqinj të Bashkortostanit.

Fondacioni i Verdiktit Publik ka thënë se policia më pas ka nisur të kryejë ekzaminime të forenzikës rreth pretendimit për përdhunim, por gjithashtu ka bërë presion edhe ndaj çiftit dhe avokatit të tyre.

Policia më pas e ka mbyllur rastin e akuzës për përdhunim dhe ka nisur procedurë ligjore kundër bashkëshortes së Gubanovit, duke e akuzuar atë se ka bërë padi me akuzë false.

Pasi e ka prere gishtin e dytë, Gubanov ka thënë se ai do e ndalojë këtë formë të protestës.

“Kjo nuk do të thotë se nuk do të vazhdojë të kërkojë hetim të duhur të rastit dhe heqjen së akuzës ndaj bashkëshortes time”, citohet të ketë thënë Gubanov, në një deklaratë të publikuar nga “Fondacioni i Verdiktit Publik”.

Ai ka lënë të kuptohet se ai ka arritur me sukses të nxisë protestë publike rreth dyshimeve për abuzim policor dhe se tani është me rëndësi që “të arrijë objektivat përmes rrugëve ligjore”. (REL)

Përgatiti: Artan Haraqija

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG