Ndërlidhjet

Brazil: Policia nuk lejon notarët amerikan të kthehen në SHBA 


Ekipi i notarëve amerikanë në Olimpiadën e Rios

Ekipi i notarëve amerikanë në Olimpiadën e Rios

Avokati i dy notarëve olimpik amerikanë që janë nxjerrë prej aeroplanit me të cilin dëshironin të udhëtonin drejt SHBA-ve ka thënë se autoritetet e Brazilit nuk do të lejojnë kthimin e tyre për në vendlindje derisa të ofrojnë dëshmi për një krim që e kanë raportuar.

Jack Conger dhe Gunnar Bentz kanë qenë rrugës për në SHBA të mërkurën kur autoritetet i kanë nxjerrë prej aeroplanit dhe iu kanë ndaluar kthimin në vendlindje.

utoritetet janë në kërkim të dëshmive rreth asaj se si janë sulmuar mëngjesin e të dielës së bashku me notarin tjetër amerikan, Ryan Lochte.

Avokati Sergio Viegas ka thënë se Conger dhe Bentz janë larguar nga aeroporti i Rio De Zhanjeros dhe kanë shkuar drejt një vendi të panjohur në Brazil ku duhet edhe të dëshmojnë. Notarët nuk kanë pranuar të flasin për gazetarët kur janë larguar nga aeroporti.

Atletët kanë thënë se ata janë sulmuar nga hajdutë me armë zjarri në një taksi derisa ktheheshin për në fshatin olimpik, disa orë pasi janë përfunduar garat e fundit të notit në Olimpiadë.

Policia ka thënë se ka gjetur shumë pak dëshmi deri tash për të konfirmuar rastin.

XS
SM
MD
LG