Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Anija fluturuese më e madhe në botë testohet me sukses


Ilustrim

Ilustrim

Anija më e madhe fluturuese në botë e ka realizuar fluturimin e parë më 17 gusht derisa është duartrokitur nga të pranishmit.

“Airlander 10” i gjatë mbi 92 metra është hibrid unik i teknologjive të disa mjeteve të fluturimit, përfshirë helikopterit dhe aeroplanit të zakonshëm.

Ai fluturon duke shfrytëzuar gaz heliumi.

Fluturimi i parë dhe i shkurtër i këtij aeroplani ndodhë 85 vjet pas përpjekjes së një anije tjetër fluturimi e cila ishte nisur nga i njejti vend në Britani në tetorin e vitit 1930. Anija fluturuese ishte rrëzuar në Francë duke marë jetën e 48 personave.

Anija fluturuese e zhvilluar fillimisht për ushtrinë amerikane si mjet vëzhgimi, “Airlander” ka mundësi të përdoret nga sektori komercial p.sh. për fluturimin e mallrave.

Kompania që e ka ndërtuar atë, “Hybrid Air Vehicles” ka thënë se “Airlander” mund të arrij lartësinë prej mbi 1800 metrave dhe mund të arrij shpejtësi deri në gati 150 kilometra për orë.

Aseti më i madh i saj mund të jetë që ndryshe nga aeroplanet e zakonshëm, “Airlander” mund të fluturojnë mbi dy javë pa pasur nevojë për ekuipazh.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm britanik” ka thënë shefi ekzekutiv Stephen McGlennan.

XS
SM
MD
LG