Ndërlidhjet

Turqi: Sulmi me bombë ndaj policisë vret tre persona 


Pamje nga sulmi i 15 gushtit në Dijarbakir

Pamje nga sulmi i 15 gushtit në Dijarbakir

Shpërthimi i një veture bombë në qytetin lindor turk, Van sipas autoriteteve është kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Sulmi i sotëm i kryer në stacionin qëndror policor të qytetit ka marë jetën e tre personave dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar.

Zëvndës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak iu ka thënë gazetarëve të qytetit se një “militant” që e kishte parkuar veturën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Qyteti Van deri më tash ka qenë i qetë megjithëse në vitin 2015 u anulua marrëveshja në mes të luftetarëve kurdë dhe autoriteteve turke.

Dhuna ka qenë shumë më tepër e përqendruar në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të ngjajshëm më 15 gusht.

PKK ka nisur përpjekjet për pavarësi me luftë në vitin 1984 dhe prej atëherë deri më tash, mbi 40 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës.

XS
SM
MD
LG