Ndërlidhjet

Merkel: Terrorizmi islamik arriti në Gjermani para refugjatëve 


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se terrorizmi islamik i militantëve të IS-it nuk është një problem që ka hyrë në Gjermani me refugjatët.

Ajo këtë deklaratë e ka bërë një mitingu zgjedhor në qytezën e Neustrelitz, ku po përkrahë kandidatët e partisë së saj të Kristian Demokratëve për zgjedhjet vendore.

Ajo ka thënë se ky problem ka qenë i pranishëm në Gjermani edhe para ardhjes së refugjatëve nga Siria dy viteve të fundit.

"Fenomeni i terrorizmit islamik apo i Shtetit Islamik nuk është fenomen që erdhi së bashku me refugjatët. Këtë problem e kemi pasur brenda. Kjo e bënë punën e forcave të sigurisë të nevojshme duke pasur lidhje ndërkombëtare sepse ndryshe nuk mund t’i luftojmë ata”, ka thënë Merkel.

XS
SM
MD
LG