Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Tri sulme me bomba, 9 të vrarë dhe mbi 200 të lënduar 


Pamje pas sulmit në Elazig të Turqisë, 18 gusht 2016

Pamje pas sulmit në Elazig të Turqisë, 18 gusht 2016

Dy sulme me vetura bomba dhe një shpërthim pranë rrugës kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Turqi duke pasur cak policinë dhe forcat e sigurisë.

Së paku nëntë persona janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë lënduar në të tri sulmet e 18 gushtit të cilat sipas autoriteteve turke janë kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Sulmi pranë rrugës në Bitlis, zonë në Turqinë juglinore ka pasur cak një automjet ushtarak duke vrarë tre ushtarë dhe lënduar gjashtë të tjerë.

Më parë gjatë ditës, një bombë ka shpërthyer pranë një stacioni policor në qytezën Van, duke vrarë dy policë dhe një civil. Mbi 70 persona të tjerë, përfshirë 20 policë janë lënduar.

Disa orë më vonë, një shpërthim i dytë e ka goditur një stacion policor në qytezën Elazig, duke vrarë tre oficerë policor dhe lënduar 170 të tjerë.

Askush deri më tash nuk e ka marë përsipër përgjegjësinë, ndonëse autoritetet turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Zëvndës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak iu ka thënë gazetarëve të qytetit se një “militant” që e kishte parkuar veturën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Qyteti Van deri më tash ka qenë i qetë megjithëse në vitin 2015 u anulua marrëveshja në mes të luftetarëve kurdë dhe autoriteteve turke.

Dhuna ka qenë shumë më tepër e përqendruar në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të ngjajshëm më 15 gusht.

PKK ka nisur përpjekjet për pavarësi me luftë në vitin 1984 dhe prej atëherë deri më tash, mbi 40 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës.

XS
SM
MD
LG