Ndërlidhjet

Olimpiadë: Peshëngritësit të Kirgizisë i merret medalja e bronxtë


Izzat Artykov me medaljen e bronxtë olimpike e cila i është marrë për shkak të dopingut
Izzat Artykov me medaljen e bronxtë olimpike e cila i është marrë për shkak të dopingut

Peshëngritësit të Kirgizisë, Izzat Artykov, i është marrë medalja e bronxtë olimpike, pasi ka dalë pozitiv në testin për doping, ka raportuar sot Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

Tribunali kundër dopingut i kësaj gjykate tha se sportisti Artykov, që e ka fituar medaljen e bronxtë në peshëngritje deri në 69 kilogramë, është testuar pozitiv në substancën strikninë.

“Medalja i është marrë dhe ai është përjashtuar nga Lojërat Olimpike”, tha ky tribunal.

Izzat Artykov, që është pritur me gëzim të madh në Kirgizi para katër ditësh, është sportisti i parë që ka dështuar në testin e drogës në Lojërat Olimpike në Rio-de-Zhanejro të Brazilit.

XS
SM
MD
LG