Ndërlidhjet

Moldavia proteston kundër ushtrimeve ushtarake ruse në Transdniestër


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kishinev në Moldavi
Pamje e një pjese të kryeqytetit Kishinev në Moldavi

Ministria e jashtme e Moldavisë ka protestuar te diplomatët e Rusisë lidhur me ushtrimin aktual ushtarak, me ç’rast janë ivolvuar trupat e Rusisë në territorin e Transdniestrisë, rajon i Moldavisë, që faktikisht është nën kotnroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Në deklaratën e saj të sotme kjo ministri tha se ushtrimet ishin ilegale, “provokuese dhe të papranueshme” dhe se paraqesin “shkatërrim të sovranitetit dhe integritetit territorial” të Moldavisë.

Ministria e jashtme e Moldavisë e ka përsëritur kërkesën e saj që Rusia t’i tërheq të gjitha forcat dhe armatimin e rëndë nga ky vend dhe se operacioni paqeruajtës t’i kalohet organizatave ndërkombëtare.

Kjo ishte hera e dytë këtë muaj që separatistët dhe forcat ruse kishin mbajtur ushtrime ushtarake.

Rusia i ka afro një mijë trupa në Moldavi, prej marrëveshjes së arritur për armëpushim në vitin 1992, pas një konflikti të shpejtë dhe të përgjakshëm ndërmjet separatistve dhe ushtrisë së Moldavisë.

Në këtë konflikt janë vrarë afro 1,500 vetë.

Në vitin 1999 Moska është pajtuar për tërheqje komplete të forcave të saj deri në vitin 2002, por ka dështuar ta implementoj këtë marrëveshje përkundër thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë së Moldavisë për ta bërë këtë.

XS
SM
MD
LG