Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Një pushim humanitar në Siri i mirëseardhur


Dy njerëz duke e shikuar zjarrin nga të shtënat në Alepo të Sirisë

Dy njerëz duke e shikuar zjarrin nga të shtënat në Alepo të Sirisë

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq, thotë se një pushim humanitar 48 orësh në qytetin Alepo në Siri, do të ishte “hapi i parë i mirëseardhur”, nëse pajtohen të gjitha palët ndërluftuese.

Megjithatë, ai theksoi se ajo që më së shumti nevojitet atje është armëpushimi në gjithë Sirinë.

Farhan Haq tha se Kombet e Bashkuara janë në kontakt me të gjitha palët në terren dhe u bëjnë thirrje atyre për “të lejuar qasje humanitare të sigurt, pa pengesa dhe të paanshëm”.

Mëtutje, duke folur sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pak kohë pasi Rusia kishte shprehur mbështetje për armëpushim javor 48 orësh në Alepo të Sirisë, zoti Haq tha se “kamionët me ushqim, ujë dhe ilaçe janë të gatshëm të lëvizin menjëherë”.

XS
SM
MD
LG