Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Vazhdon goditja kundër akademikëve dhe bankierëve


Policia e Turqisë duke e arrestuar një ushtar pas puçit të dështuar

Policia e Turqisë duke e arrestuar një ushtar pas puçit të dështuar

Autoritetet në Turqi e kanë vazhduar goditjen kundër njerëzve të cilët akuzohen se kanë pasur ndonjë lidhje me puçin e dështuar ushtarak të muajit të kaluar.

Sot prokurorët kanë paraqitur fletarreste për 84 akademikë, për të cilët pretendojnë se kanë lidhje me klerikun në ekzil, Fethullah Gulen, që Ankaraja e fajëson për orkestrim të grushtshtetit.

Zoti Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje.

Policia e Turqisë, po ashtu sot, i ka arrestuar 29 inspektorë të mbikëqyrjes së bankave shtetërore, që janë akuzuar “për inspektime të parregullta”.

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Fikri Isik, tha se 137 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë 9 gjeneralë dhe admiralë, të akuzuar për mbështetje të puçit, ende janë në ikje.

Gjithsej, 40 mijë njerëz janë arrestuar prej puçit të dështuar ushtarak më 15 prill, dhe më tepër se 20 mijë janë arrestuar.

Më se 80 mijë njerëz janë suspenduar nga puna e tyre.

XS
SM
MD
LG