Ndërlidhjet

Greqi: Policia i shpëtoi dhjetëra migrantë


Pamje nga një kamp i përkohshëm i migrantëve në Greqi
Pamje nga një kamp i përkohshëm i migrantëve në Greqi

Policia e Greqisë thotë se i ka shpëtuar afro 50 migrantë në bregdetin jugperëndimor të këtij vendi, pasi anija e tyre kishte hasur në një shkëmb.

Ata janë shpëtuar sot afër qytetit Methoni.

Autoritetet e Greqisë kanë shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të migrantëve gjatë ditëve të fundit.

Gjatë periudhës 18-19 gusht, janë regjistruar 261 migrantë, shumica prej tyre në ishullin Lesbos.

Javën e kaluar janë shënuar prej 13 e deri në 147 ardhje të reja në ditë.

Këto të dhëna, megjithatë, janë shumë më të vogla në krahasim me vitin e kaluar, për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë në muajin mars të këtij viti.

Sipas marrëveshjes, Turqia është pajtuar t’i kthejë migrantët që kishin arritur në Greqi, ndërsa në këmbim, BE-ja duhet të pranoj numër të njejtë të refugjatëve nga kampet në Turqi.

Vlerësohet se në kampet në Greqi gjenden 10 mijë refugjatë në ishujt grekë, që përpiqen t’i shmangen kthimit në Turqi.

XS
SM
MD
LG