Ndërlidhjet

Ukraina ofron dëshmi që Manafort fitoi para nga Janukoviç


Dokumentet ukrainase që tregojnë për pagesat e Janukoviçit për Manafort

Dokumentet ukrainase që tregojnë për pagesat e Janukoviçit për Manafort

Autoritetet ukrainase kanë publikuar fragmente nga libra sekret të kontabilitetit të partisë së ish presidentit pro rus ukrainas, Viktor Janukoviç ku dëshmohet se mbi 12.7 milionë dollarë janë paguar ilegalisht për Paul Manafort.

Manafort ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e menaxherit të fushatës së kandidatit presidencial të republikanëve në SHBA, Donald Trump.

Pagesat ilegale janë bërë në periudhën në mes të 20 nëntorit 2007 dhe 5 tetorit 2012, kohë kjo kur Manafort ka punuar për Partinë e Rajoneve në Kiev.

Viktor Janukoviç është arratisur në Rusi në vitin 2014 pasi është larguar nga pushteti me protesta pas vendimit që të ndërpresë një bashkëpunim me BE dhe të nis bashkëpunim më të afërt me Moskën.

XS
SM
MD
LG