Ndërlidhjet

logo-print

Disa viktima nga sulmi në Gaziantep të Turqisë


Turqi - foto arkivi

Turqi - foto arkivi

Një shpërthim në qytetin Gaziantep të Turqisë ka shkaktuar disa viktima.

Burimet e sigurisë, që i citon agjencia Reuters, thonë se tetë veta janë vrarë dhe 60 janë plagosur.

Guvernatori i Gaziantepit, Ali Yerlikaya, i tha agjencisë turke të lajmeve Anadolu se “sulmi terrorist” ka ndodhur pranë një feste të dasmës, në qarkun Sahinbej.

Gaziantepi ndodhet rreth 64 kilometra larg kufirit me Sirinë. Një sulmues vetëvrasës ka vrarë dy policë atje në muajin maj.

Pjesa jugore e Turqisë është goditur nga disa shpërthime vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë herë militantët kurdë, herë ata të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sulmet shpesh janë lidhur me zhvillimet në luftën e Sirisë.

XS
SM
MD
LG