Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në Gaziantep të Turqisë


Gaziantep, Turqi
Gaziantep, Turqi

Një shpërthim në një festë dasme në qytetin Gaziantep të Turqisë ka lënë të vrarë së paku 50 veta dhe ka plagosur 94 të tjerë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se, sipas të gjitha gjasave, sulmi është kryer nga grupi militant Shteti Islamik.

Ai tha se qëllim i sulmeve të tilla është të nxitet ndarja përgjatë vijave etnike dhe fetare në Turqi.

Shpërthimi, të shtunën vonë, në një zonë të populluar me studentë është dëgjuar në gjithë qytetin.

Gaziantepi, i cili ndodhet pranë kufirit me Sirinë, ka disa qeliza të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG