Ndërlidhjet

Filipinet kërcënojnë me tërheqjen nga OKB-ja


Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar se vendi i tij do të tërhiqet nga Kombet e Bashkuara, pasi ky mekanizëm e ka cilësuar luftën e tij kundër drogës si krim.

Duterte ka thënë se mund të kërkojë nga Kina dhe vendet afrikane të formojnë një tjetër organizatë.

Ai po ashtu ka thënë se Kombet e Bashkuara kanë dështuar të trajtojnë terrorizmin dhe urinë, si dhe t’iu japin fund konflikteve.

Duterte, i zgjedhur në muajin maj, ka miratuar vrasjen e trafikantëve, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me drogë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.

Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë prejse Duterte është zgjedhur më 9 maj.

XS
SM
MD
LG