Ndërlidhjet

logo-print

Akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit në Ukrainë


Donjeck, Ukrainë - foto arkivi

Donjeck, Ukrainë - foto arkivi

Ushtria e Ukrainës dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes për armëpushim.

Ushtria tha sot se separatistët kanë shtënë 71 herë në zona të ndryshme të kontrolluara nga qeveria, gjatë 24 orëve paraprake.

Sipas deklaratës së publikuar në Facebook, bombardimet më intensive kanë ndodhur në fshatin Avdevka.

Në anën tjetër, separatistët thanë se ushtria e Ukrainës ka hedhur mbi 180 predha në zonat e kontrolluara nga rebelët në rajonin Donjeck, gjatë natës së shkuar.

Ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se situata në lindje të Ukrainës vazhdon të përkeqësohet dhe ka akuzuar “armikun” se bën përpjekje të minojë Marrëveshjen e Minskut për Paqe.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,500 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës prejse ka nisur në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG