Ndërlidhjet

Iraku var 36 burra në lidhje me një masakër të IS-it


Irak
Irak

Iraku ka varur 36 burra të dënuar për vrasjen e gati 1,700 rekrutëve ushtarakë në një ish-bazë të Shteteve të Bashkuara në vitin 2014.

Masakra në kampin Speicher, pranë qytetit Tikrit, është kryer nga militantë të grupit Shteti Islamik (IS), të cilët kanë marrë nën kontroll territore në pjesën veriore të Irakut.

Zemërimi për vrasjen e kadetëve kryesisht shiitë ka nxitur mobilizimin e milicive shiite irakiane në luftën kundër Shtetit Islamik.

Militantët kanë lëshuar fotografi dhe video që dokumentonin masakrën më 2014. Varret masive janë gjetur një vit më vonë, kur forcat qeveritare irakiane kanë rikthyer kontrollin e zonës.

Të gjithë të ekzekutuarit të dielën besohet se janë shtetas irakianë. Ata janë dënuar me vdekje në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG