Ndërlidhjet

Shpërthimet godasin Somalinë, 12 të vrarë


Somali - foto arkivi
Somali - foto arkivi

Banorët në qytetin Galkajo të Somalisë thanë se dy shpërthime në një zonë të populluar kanë lënë të vrarë së paku 12 veta dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

Burimet lokale thanë se sulmi ka pasur në shënjestër një ndërtesë qeveritare.

Përgjegjësinë për të e ka marrë grupi Al Shabab.

Bashkimi Afrikan ka rreth 22,000 trupa që luftojnë Al Shababin në Somali, i cili është formuar rreth dhjetë vjet më parë dhe lufton për sundimin islamik.

Al Shababi është dëbuar nga kryeqyteti Mogadishu në gusht të vitit 2011, por vazhdon të ketë prani në zona të mëdha në jug të Somalisë.

XS
SM
MD
LG