Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Vrasja e transgjinores nxit protesta 


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë se 200 persona kanë marë pjesë në një protestë në qendër të Stambollit duke bërë thirrje për drejtësi pas vrasjes së një gruaje transgjinore dhe aktiviste të komunitetit LGBTI.

Demonstruesit më 21 gusht kanë mbajtur pano dhe kanë thirrur slogane për Hande Kader, një punonjëse e industrisë së seksit, trupi i djegur i së cilës është gjetur në një pyll gjatë fundjavës.

Asnjë person nuk është arrestuar për rastin.

Vdekja e Kaderit është rasti i dytë që e ka tronditur komunitetin LGBTI në Stamboll gjatë javëve të fundit. Rasti i parë ishte kur u gjet trupi i pa kokë i homoseksualit nga Siria, Muhammad Ëisam Sankari.

Homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, por grupet për të drejtat e njeriut thonë se krimet e nxitura nga urrejtja kundër komunitetit LGBTI janë të shpeshta në këtë vend.

XS
SM
MD
LG