Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: 20 të dyshuar për sulmet me bomba


Ilustrim

Ilustrim

Policia tajlandeze thotë se së paku 20 persona janë të përfshirë në sulmet me bomba gjatë këtij muaji në pjesën jugore të vendit.

Shefi i policisë kombëtare, Jaktip Çajinda, ka thënë se policia nuk e hedh poshtë asnjë motiv për sulmet dhe beson që nga të përfshirët në këto sulme vdekjeprurëse janë edhe përfaqësues të shumicës myslimane në krahinën jugore të Tajlandës.

Deri më tash asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet më 11 dhe 12 gusht që janë bërë në shtatë krahina duke pasur si cak disa qyteza bregdetare.

Në këto sulme janë vrarë katër persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

XS
SM
MD
LG